Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe të Shqipërisë, duke regjistruar edhe viktimën e parë: një 54-vjeçar që dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit. Situata më e rëndë paraqitet në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër. Lumi Vjosa ka arritur nivele kritike mbi 9 metra, ndërsa dhjetëra familje janë evakuuar dhe qindra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Autoritetet vijojnë ndërhyrjet dhe monitorimin e situatës.
