Një histori e ndjeshme dhe personale u nda në studion e emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, ku Adelina rrëfeu sfidat dhe vuajtjet që ka përjetuar pas vendimit të saj për të jetuar si grua.
Ajo foli hapur për refuzimin nga familja dhe pasojat emocionale që ky reagim ka lënë në jetën e saj.
Mes lotësh, Adelina tha se dëshiron t’i takojë prindërit, të cilët e kanë refuzuar pasi u bë grua.
“Dua t’i takoj prindërit. Por, arsyeja është që njerëzit përreth nuk i lënë. Jo, nuk kam provuar të shkoj në shtëpi se është diqysh si provokim për shkak të moshës se i respektoj shumë. Absolut pjesa tjetër nuk më intereson”, theksoi ajo në Klan Kosova.
Tutje, ajo shtoi se askush nga familja nuk ka shprehur interes për t’u takuar për ndonjë marrëveshje.
“Por, në një mënyrë tjetër duhet me i taku sepse unë me ata u rrita, ata e kanë ditur. Krejt e kanë ditur, qysh e tek e si. Por, puna është se “kur të njeh krejt bota” rrjetet sociale e bëjnë të vetën. Familja të ka njohur si fëmijë”, shtoi ajo.
