Një përleshje mes disa personave në Suharekë, rreth orës 11:40, ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit, duke lënë një person të plagosur. Sipas Policisë së Prizrenit, të dy të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku njëri është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa tjetri nga përleshja.
