Dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje fizike që ndodhi në fshatin Sllatinë të komunës së Fushë-Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarat kanë sulmuar fizikisht dy gra të tjera, të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.
Motivet e përleshjes ende nuk janë bërë të ditura.
