Përleshje me armë në Ferizaj, përfundon në pranga reperi Buta

Para 16 ditë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, përfshirë reperin Betim Januzi “Buta”, lidhur me rrahjen dhe të shtënat me armë zjarri në Ferizaj. Para arrestimit, ai ka marrë trajtim mjekësor për lëndime në dorë. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me 13 fishekë dhe janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.