Përleshja mes dy grupeve afër Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, lëndohen katër persona

Para 1 vit

Një mosmarrëveshje mes dy grupeve la të lënduar katër persona sot në Prishtinë. Dy palët pas një fjalosje janë kapur fizikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti siç merr vesh Gazeta Sinjali ka ndodhur në afërsi të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ku dy grupe janë përfshirë në një kacafytje.

Për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. Dy të dyshuarit e kanë marrë trajtimin mjekësor, ndërsa ndihmë kanë kërkuar edhe dy persona të tjerë nga komuniteti serb.

Rasti është duke u hetuar nga Policia. Gazeta Reale do të ju mbajë të informuar me rastin.