Policia i ka nisur hetimet lidhur me incidentin që ndodhi sot në stadiumin “Përparim Thaqi”, pas ndeshjes Liria-Vëllaznimi.
Me këtë rast dy persona kanë pësuar lëndime nga ngjarja që ndodhi në Prizren.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në incident.
“Dy persona janë lënduar. Pasi janë shqyrtuar të gjitha raportet dhe deklaratat, nga Stacioni Policor në Prizren është hapur rast “Lëndim trupor”
Dyshohet se tifozët vendas “Arpagjikët”, kishin hyrë në fushë duke tentuar t’i sulmonin futbollistët mysafirë.
