Për tre muaj, LVV-ja shpenzoi mbi 663 mijë euro

Para 6 muaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet tre mujore të subjekteve politike, të përfaqësuara në Kuvend.

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar KQZ.

Sipas raporteve të dorëzuara, në tre mujorin e tretë të këtij viti, nga korriku deri në shtator, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 663 mijë e 459 euro e 47 centë.

Vetëm në shtator, LVV-ja ka deklaruar shpenzime në vlerë prej 337 mijë e 913 euro e 83 centë.

Për paga, LVV-ja ka shpenzuar mbi 81 mijë euro, për mallra dhe shërbime të ndryshme, mbi 254 mijë euro, teksa për shpenzime komunale mbi 1 mijë euro.

Ndërkaq, për shpenzimet kapitale, partia nuk ka deklaruar asgjë.

Këtu mund të lexoni raportin e plotë të deklaruar në KQZ:

https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2025/10/LEVIZJA-VETEVENDOSJE.pdf