Sot, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet përpjekja e tetë radhazi për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, ku deputetët do të mblidhen sërish për të votuar për kryetarin e Kuvendit.
Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, mbetet në garë për të marrë drejtimin e legjislativit, por gjasat për një epilog pozitiv duket se janë të ulëta. Opozita ka deklaruar hapur se nuk do ta mbështesë propozimin e VV-së.
Burime për KlanKosova.tv bënë të ditur dje se partitë opozitare nuk do të japin votën e tyre për Haxhiun, duke vazhduar kështu bllokadën institucionale që po zgjat prej javësh.
