Pengmarrje në Vlorë: Policia godet bandën

Para 4 muaj

Policia e Vlorës ka liruar një qytetar nga Mitrovica, Fisnik Xhaka, i cili ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng që nga 28 nëntori 2025, me qëllim kërkimin e 70 000 eurove. Gjatë operacionit “Hostage”, policia kapi në flagrancë tre të dyshuarit: Julian Zogaj, Orest Çorapaj dhe Vilson Agaj. Në apartamentin ku mbahej peng viktima u gjet edhe lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një radio e ngjashme me ato të policisë. Të arrestuarit do të hetohen për rrëmbim, trafik droge dhe mbajtje të paligjshme të uniformës.