Pedro Sanchez uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje: Shqiptarët mbështesin rrugën drejt BE-së

Para 1 vit

Kryeministri i Spanjës dhe njëherësh lideri i Partisë Socialiste Spanjolle (PSOE), Pedro Sanchez, ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 11 maj.

Përmes një postimi në platformën sociale X (ish-Twitter), Sanchez e përgëzoi Ramën për rezultatin, duke theksuar mbështetjen e qytetarëve shqiptarë për integrimin evropian të vendit. “Gëzuar, Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në shumicë përpjekjet që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Urime”, shkroi ai.

Fitorja e Partisë Socialiste të Shqipërisë në këto zgjedhje u vlerësua si një sinjal i qëndrueshmërisë politike në vend dhe i vazhdimësisë së agjendës së integrimit në BE, që mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë Rama.