Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale më 12 tetor, ka prezantuar planin e tij politik në ‘RTK Prime’. Ai ka theksuar rëndësinë e fazës së dytë zhvillimore të veriut të Kosovës, duke promovuar projekte për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor, përfshirë ndërtimin e një ure të re mes Zhabarit dhe Gushavcit dhe krijimin e një ndërmarrjeje për trafikun urban, me qëllim integrimin dhe funksionalizimin e Mitrovicës dhe komunave përreth. Peci tha se ka përkrahje të madhe nga qytetarët dhe se po ashtu ka qenë kandidati më i votuar në zgjedhjet parlamentare të fundit në Mitrovicë.
