PDK: Seancat e drejtuara nga Vetëvendosje ishin antikushtetuese

Para 10 muaj

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar se seancat e deritanishme të Kuvendit, të drejtuara nga Avni Dehari i VV-së, kanë qenë në shkelje të Kushtetutës. Gruda tha gjithashtu se edhe mënyra e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit është cilësuar jokushtetuese nga ana e Gjykatës. Sipas tij, kjo është një dëshmi e qartë për shkeljet kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.