Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot, më 20 qershor, Konventën e 11-të të Përgjithshme, e cila do të zhvillohet në Klan Arena me fillim nga ora 11:30, sipas një njoftimi për media nga kjo parti.
Në fillim të Konventës, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje dhe të ndjekin fjalimin hyrës të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. Pas përfundimit të punimeve të Konventës, PDK do të mbajë një konferencë për media për të njoftuar publikun mbi përfundimet dhe vendimet e marra gjatë këtij takimi të rëndësishëm.
Konventa pritet të trajtojë zhvillimet politike në vend, orientimin e ardhshëm të partisë, si dhe çështje organizative brenda strukturave të PDK-së.
