PDK kundër kandidaturës së Haxhiut për kryeparlamentare: Dështime të pa pranueshme

Para 0 vit

Albulena Haxhiu dështon për herë të gjashtë për kryeparlamentare – PDK: Kandidaturë e papranueshme

Albulena Haxhiu nuk ka arritur të zgjidhet kryetare e Kuvendit as në rundin e gjashtë të votimit, duke marrë tri vota më pak se në raundet e mëparshme. Pas dështimit, partitë politike kanë shkëmbyer akuza për krizën e krijuar.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha në “RTK Prime” se përgjegjësia bie mbi Vetëvendosjen dhe partnerët e saj që nuk po arrijnë të sigurojnë shumicën.

“Kur dikush dështon gjashtë herë, është koha të tërhiqet. Haxhiu është e papranueshme për ne, për shkak të dështimeve në Ministrinë e Drejtësisë dhe rasteve si Dehari apo buxheti për Hagën,” u shpreh ajo.

PDK kërkon që të propozohet një kandidat tjetër për të dalë nga bllokada institucionale