Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Mitrovicë vazhdon të jetë forcë kryesore në zgjedhjet lokale, duke marrë 40.37% të votave për asamblenë komunale, sipas të dhënave nga 40% e vendvotimeve të numëruara.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e dyta me 22.41% të votave, duke lënë pas një diferencë të madhe prej rreth 18 përqindësh nga PDK-ja.
Nga lista e PDK-së prej 34 kandidatësh, 25 prej tyre kanë marrë vota treshifrore. Bartësi i listës dhe kandidat për kryetar, Arian Tahiri, ka marrë 4,833 vota.
Pas tij renditen:
- Fisnik Suma me 327 vota,
- Shkëlqim Ibrahimi me 253 vota,
- Majlinda Kurti (gruaja më e votuar në listë) me 247 vota,
- dhe Artan Berisha me 223 vota.
PDK-ja po dominon në garën për kuvendin komunal të Mitrovicës.
Në anën tjetër, Vetëvendosje e cila do të garojë me PDK-në në balotazh, nga 34 kandidatë, veç 10 i ka me vota ‘treshifrore’.
I pari i listës Armend Begu është votuar 2 mijë e 683 herë, kurse i dyti është Jeton Zeneli – 194 vota.
E treta me 180 vota është Erseka Berani, pasuar nga Kushtrim Zeneli me 165 vota.
Në vend të pestë është Alban Fejzullahu me 152 vota.
Nga kjo parti, vetëm edhe pesë kandidatë kanë vota ‘dyshifrore’.


