Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për shtyp.
Konferenca është njoftuar të nisë në ora 13:00,
Deklarimi i sotëm për media vjen pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së partisë.
Në mbledhjen e djeshme u diskutua mbi zhvillimet e fundit, përfshirë ngërçin për formimin e institucioneve, si dhe vendimin e fundit të Hagës, që refuzon kërkesës për lirim me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.
