Ish-deputetet e PDK-së dhe LDK-së kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me liberalizimin e vizave. Vlora Çitaku (PDK) tha se kontributi i vetëm i Vetëvendosjes në këtë proces ka qenë gazin lotsjellës dhe vonesat shumëvjeçare, duke e akuzuar VV-në për përvetësim merite. Edhe Jehona Lushaku-Sadriu (LDK) kritikoi Muratin, duke theksuar se VV nuk ka përmbushur asnjë kusht për liberalizim dhe ka shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë humbjen e fondeve dhe izolimin e shtuar të Kosovës. Ajo shtoi se Kosova sot gjendet nën sanksione dhe akuzoi qeverinë për manipulime politike.
