Pas ngjarjes tragjike në Malishevë, ku dy fëmijë humbën jetën së bashku me babanë e tyre si pasojë e asfiksisë, tezja e viktimave ka dhënë një rrëfim për historinë familjare.
Në një mesazh dhe intervistë të dhënë, ajo ka folur për martesën e motrës së saj me të ndjerin, duke pretenduar se marrëdhënia ka qenë e vështirë dhe e shoqëruar me konflikte të vazhdueshme ndër vite.
Sipas saj, familja ka qenë e ekspozuar ndaj situatave të rënda, përfshirë edhe, siç thotë ajo, raste të dhunës fizike dhe psikologjike, për të cilat pretendon se kanë qenë në dijeni edhe persona të tjerë.
Ajo gjithashtu pretendon se në disa raste janë përfshirë edhe institucionet relevante, përfshirë organet e rendit dhe shërbimet sociale.
Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet zyrtare.
Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./Gazeta Reale
