Pas 20 vjetësh betejë ligjore, Shyhrete Berisha fiton të drejtën pronësore mbi shtëpinë

Para 3 muaj

Pas dy dekadash betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë ku kishte jetuar me familjen e saj, e cila u vra gjatë luftës. Vendimi është konfirmuar nga shkalla e dytë e Gjykatës Themelore. Gjykata ka vërtetuar se Berishës i takon gjysma e shtëpisë, si dhe e drejta e pronësisë në dy prona të tjera, duke i dhënë fund një procesi të gjatë gjyqësor.