Parandalohet trafikimi i një të miture në Kosovë, arrestohen dy të rinj në Morinë

Para 7 muaj

Policia shqiptare ka arrestuar një 22-vjeçar në pikën kufitare të Morinës, i dyshuar për trafikimin e një vajze 14-vjeçare drejt Kosovës. I riu, me inicialet E.G., po udhëtonte me të miturën kur u ndalua nga autoritetet.

Po ashtu, është ndaluar edhe një 18-vjeçar, A.K., i dyshuar për moskallëzim të krimit. Sipas Policisë së Shtetit, denoncimi për zhdukjen e vajzës ishte bërë nga familjarët e saj më 28 shtator në Durrës.

Rasti po hetohet për veprën penale të trafikimit të të miturve.