Rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë ka shtyrë Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve të kërkojë rritjen e çmimit të biletave për transportin e udhëtarëve.
Kjo kërkesë nuk po mirëpritet nga udhëtarët, ndërsa ekonomistët vlerësojnë se ulja e akcizës për derivate do të mund të mbante çmimet nën kontroll. Ndërkohë, kryetari i Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se në treg ka lëvizje për uljen e kostos së derivateve.
Nga ana tjetër, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Inspektorati Qendror po zhvillon mbikëqyrje intensive për zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve, i cili parasheh marzhë tregtare prej dy centësh për litër me shumicë dhe 12 centësh me pakicë.
