Milorad Dodik, lideri i serbëve të Bosnjës, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës si i dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues dhe shmangu paraburgimin. Gjykata shfuqizoi masën e paraburgimit, por e urdhëroi të paraqitet rregullisht para autoriteteve. Dodiku është dënuar më herët me një vit burg dhe ndalim të ushtrimit të funksionit për gjashtë vjet, për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar. Hetimet ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë të Republikës Sërpska vazhdojnë, për përpjekje për të minuar rendin kushtetues të Bosnjës.
