Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit për Liridon Fetahu, i cili kërkohej nga autoritetet në Danimarkë për vrasje dhe lëndime të rënda trupore.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, ndërsa bëhet e ditur se masa është aprovuar pas kërkesës së Prokuroria Speciale e Kosovës.
27-vjeçari u arrestua të hënën në Veternik nga njësiti FAST, ndërsa ishte pjesë e listës së personave më të kërkuar në Evropë.
