Papa Françsku udhëheqësi i parë latin-amerikani kishës Katolike Romake ka nderruar jetë, njoftoi Vatikani në një deklaratë me video të hënën, duke i dhënë fund një pontifikati 12 vjeçar shpeshherë të trazuar, të shënuar nga përçarje dhe tensione, ndërsa ai përpiqej të reformonte institucionin konservator.
Ai vdiq në moshën 88 vjeçare dhe së fundmi i kishte mbijetuar një rasti të rëndë të pneumonisë së dyfishtë.
“Të dashur vëllezër dhe motra, me trishtim të thellë më duhet të shpall vdekjen e Atit tonë të Shenjtë, Françeskut,” tha Kardinali Kevin Farrell në kanalin televiziv të Vatikanit.
“Në orën 7:35 të mëngjesit, Ipeshkvi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit”, bëri të ditur Farell.
