Panik për karburant në Australi: Stacionet mbeten pa naftë e benzinë

Para 1 muaj

Qindra stacione karburanti në Australia po raportojnë mungesa të benzinës dhe naftës, teksa kërkesa nga qytetarët është rritur ndjeshëm.

Autoritetet thonë se situata është shkaktuar nga blerjet në panik, ndërsa disa shitës kanë vendosur kufizime për furnizim dhe kanë ndaluar mbushjen e bidonëve.

Uellsi i Ri Jugor, një në shtatë pika karburanti raportohet se ka mbetur pa të paktën një lloj karburanti.

Kryeministri Anthony Albanese ka paralajmëruar se ndikimi mund të përkeqësohet nëse situata globale vazhdon, ndërsa qeveria u bën thirrje qytetarëve të shmangin panikun.