Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka miratuar buxhetin në vlerë të 4 miliardë eurove.
Një risi, siç tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në këtë buxhet parashihet dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik.
“Pra kush punon 12 muaj, në sektorin publik në fund të vitit do mund të marrë edhe pagën e 13-të”, tha Kurti.
