Suedia po përgatitet të zbatojë Direktivën e BE-së për Transparencën e Pagave, e cila hyn në fuqi në qershor 2026. Sipas rregullave të reja, pagat nuk do të jenë më sekret, kandidatët për punë do të kenë të drejtë të dinë gamën e pagës, ndërsa punonjësit mund të kërkojnë informacion për pagat mesatare për pozicione të ngjashme.
Bizneset me mbi 100 punonjës do të raportojnë edhe diferencat në paga sipas gjinisë. Ligji synon të zvogëlojë pabarazitë gjinore në paga dhe të rrisë transparencën në tregun e punës.
