Organizata e Veteranëve të Luftës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit konferenca do të mbahet të dielën në ora 13:00, në zyret e OVL-UÇK.
KlanKosova mëson se tema që do të trajtohet në Konferencën e thirrur nga OVL-UÇK është ekspozita e Shkëlzen Gashit.
