Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka përkujtuar me nderim dëshmorët që ranë për çlirimin e Kosovës gjatë datave 8 deri më 20 shtator të luftës së fundit në vend.
Në një postim në rrjetin social Facebook, OVL UÇK thekson se “në altarin e lirisë qëndrojnë të pavdekshëm ata që e vunë jetën për atdheun”, duke përmendur me emra 44 dëshmorë të rënë në këtë periudhë të luftës çlirimtare.
“Dëshmorët e rënë gjatë luftës sonë çlirimtare nga 8 deri 20 shtator:
Bekë Muslijaj, Driton Zeneli, Muhamet Shala, Përparim Krasniqi, Shefqet Zukaj, Shefqet Belegu, Xhevdet Hoti, Azem Ukaj, Isuf Ukaj, Sadri Latifaj, Sadri Ukaj, Arif Berisha, Burhan Dervishaj, Ekrem Lulaj, Mirush Dakaj, Sadri Vishaj, Shpëtim Bobi, Xhevat Sejfiaj, Skënder Salihaj, Asllan Kleqka, Avni Shabani, Bekim Lushaku, Bekim Maliqi, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu, Nazmi Zhegrova, Rifat Zeneli, Selim Rekaliu, Ilaz Hyseni, Musë Begu, Ramadan Behrami, Jonuz Zeneli, Bekim Osmani, Venet Bajramaj, Adonis Beci, Xhemajl Agushi, Canë Qelaj, Florie Kamaj, Refki Salihaj, Abedin Ferizi, Arsim Bega dhe Fadil Krasniqi”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.
Organizata shton se kujton me krenari dhe nderim çdo bir e bijë të këtij vendi që ra për liri, duke u zotuar se kurrë nuk do t’i harrojë.
“I kujtojmë me nderim e krenari dhe nuk i harrojmë kurrë bijtë e kombit.”
Kujtimi i dëshmorëve mbetet pjesë e pandarë e identitetit dhe historisë së Kosovës, ndërsa OVL UÇK vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e kësaj kujtese kolektive.
