Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, duke e quajtur popullin e Kosovës “më pro-amerikanin në botë”. Në një postim në Facebook, ajo ka ndarë një pjesë të fjalimit të saj të mbajtur në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Në fjalimin e saj, Osmani theksoi lidhjen e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke theksuar rolin vendimtar të Amerikës në çlirimin, rindërtimin dhe zhvillimin e vendit.
“Ne e dimë kush janë miqtë tanë. Populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës,” tha ajo, duke shtuar se çdo kapitull i shtetndërtimit të Kosovës “mban vulën e SHBA-së”.
Ky mesazh u dha në kuadër të përvjetorit të 248-të të Pavarësisë së SHBA-së, një ditë që tradicionalisht shënohet me festime dhe deklarata mirënjohjeje ndaj partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.
