Osmani takon Kallas në Nju Jork, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Para 7 muaj

Presidentja Vjosa Osmani është takuar në Nju Jork me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas. Gjatë takimit, Osmani theksoi rëndësinë e heqjes së masave të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët. Ajo tha se integrimi në BE mbetet prioritet shtetëror, ndërsa Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.