Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po shqyrton mundësinë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarim të aktgjykimit në rastin KO 124/25, që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor. Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, tha për Klan Kosova se kjo bëhet për të kuptuar pasojat juridike nëse ky afat nuk respektohet. Deri tani janë mbajtur 44 seanca për konstituim, përfshirë atë të sotmen më 9 korrik, por Kuvendi ende nuk është konstituuar për shkak të mungesës së dakordimit për zgjedhjen e kryetares.
