Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Backes. Backes ka vizituar më parë Kosovën si pjesë e angazhimeve të forcave të NATO-s në rajon. Më 1 prill 2025, ajo mori pjesë në ceremoninë e nisjes së detashmentit të përbashkët Beneluks, që përfshin Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën, i cili do të kontribuojë në misionin e KFOR-it në Kosovë.
