Osmani Pritet me Ceremoni Shtetërore në Brunei – Pamje nga Mbërritja në Aeroport

Para 1 vit

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Brunei ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroport.

Osmani ka nisur këtë vizitë shtetërore me ftesën e Sulltanit të Bruneit

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka shkruar: “Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore.

Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih!”.