Osmani: Përfshirja në Bordin e Paqes forcon subjektivitetin dhe zërin ndërkombëtar të Kosovës

Para 2 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes të themeluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një zhvillim shumë të rëndësishëm për politikën e jashtme të vendit. Në një intervistë për Telegraf, ajo theksoi se ky hap forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, rrit zërin e saj në vendimmarrjen globale dhe hap mundësi të reja diplomatike, përfshirë edhe me shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Osmani bëri të ditur se anëtarësimi nuk sjell obligime financiare të detyrueshme dhe se marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim pas konstituimit të tij.