Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e boksierit të njohur kosovar, Nazif Gashi, i cili ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Osmani e përshkroi Gashin si një prej figurave më të rëndësishme të sportit në Kosovë dhe pjesë të gjeneratës së artë të boksit prishtinas. Ajo tha se Gashi ishte simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit, ndërsa fitoret e tij i kanë bërë krenarë qytetarët dhe kanë ngritur klubin “Prishtina” në nivele të larta.
Presidentja u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit sportiv, duke theksuar se kujtimi për Nazif Gashin do të mbetet i paharruar dhe frymëzues për brezat që vijnë.
