Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë mbrëmë në një iftar të organizuar në Lipjan.
Në këtë iftar pranë saj ishte edhe ish-deputeti i Partia Guxo, Haxhi Avdyli, i cili të hënën kishte dhënë dorëheqje nga partia.
Në një video të siguruar nga Klan Kosova, presidentja shihet e ulur në tavolinë me Avdylin teksa flet për rëndësinë e ruajtjes së komunikimit.
“Duhet me lënë ura të komunikimit se kurrë s’i dihet qysh sillat bota, prapë përfundojmë në një tavolinë”, dëgjohet të thotë Osmani.
