Osmani nderon veteranët e UÇK-së: Përkulje me respekt para sakrificës për liri

Para 3 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në Ditën e Veteranëve përmes një postimi në Facebook, duke nderuar sakrificën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo theksoi se veteranët janë dëshmia e gjallë se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.

Osmani u shpreh se Kosova përkulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën në kohën kur liria ishte vetëm një ëndërr, duke u bërë mburojë e popullit dhe shpresë në ditët më të vështira. Ajo përfundoi mesazhin me nderim të përhershëm për veteranët dhe lavdi të përjetshme për dëshmorët e kombit.