Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar në Parlamentin Austriak me Çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim në avancimin e lirisë, demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.
Ky vlerësim iu nda gjatë konferencës ndërkombëtare “Kosova në BE”, e organizuar në Vjenë, në shënim të 27-vjetorit të ndërhyrjes së NATO në Kosovë.
Organizatorët dhe përfaqësuesit austriakë vlerësuan lart rolin e Osmanit, duke e cilësuar atë si një “ndërtuese urash” dhe një zë të fuqishëm për integrimin e Kosovës në Evropë.
Në fjalimin e saj përmes video-mesazhit, Osmani falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë çmim si një vlerësim të veçantë për angazhimin e saj institucional.
