Osmani mirënjohëse ndaj mërgatës që ruan identitetin kombëtar

Para 7 muaj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur nga mërgata shqiptare në Philadelphia në një objekt që bashkatdhetarët e kanë shndërruar në shkollë shqipe.

 

Osmani është shprehur thellësisht mirënjohëse për përkushtimin e mërgatës që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin kombëtar.

“Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia, në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin bashkatdhetarët tanë, me punë e mund, e siguruan dhe e shndërruan në shkollë shqipe.

Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Osmani në Facebook.