Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur protestën e paralajmëruar për 17 tetor në Tiranë, të organizuar nga veteranët e UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta.
Ajo deklaroi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, për liri dhe mbrojtjen e popullit të Kosovës nga okupimi serb. Osmani theksoi se qytetarët gjithmonë kanë kërkuar drejtësi të vërtetë dhe se institucionet e Kosovës mbështesin të drejtën për protestë paqësore në kërkim të respektimit të të drejtave të njeriut.
