Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e 24 marsit 1999, duke nderuar Profesor Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, së bashku me nënën e tij dhe djalin e vogël Ilirin, të vrarë nga regjimi i Serbisë.
Ajo bëri të ditur se gjatë akademisë përkujtimore dhe vizitave tek familjet, u përkulën para sakrificës së tyre, duke theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i përhershëm në historinë dhe ndërgjegjen shtetërore.
Osmani theksoi se për qytetarët që janë rritur në Mitrovicë, kjo datë përfaqëson jo vetëm dhimbje, por edhe krenari për qëndresën e familjeve Hajrizi dhe Berisha, si dhe për kontributin e tyre në lirinë e Kosovës.
