Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i reagoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas kritikave të tij ndaj Turqisë për dërgimin e dronëve kamikaz në Kosovë. Osmani theksoi se Turqia, si anëtare e NATO-s, po ndihmon në ruajtjen e paqes, ndërsa akuzoi Vuçiqin për bashkëpunim me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Ajo tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen në bashkëpunim me aleatët e NATO-s dhe falënderoi presidentin Erdogan për mbështetjen ndaj Kosovës.
