Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur përkrahjen e saj për Kombëtaren e Kosovës para ndeshjes kundër Sllovenisë, e cila po zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Përmes një postimi në Facebook, ku ndau disa fotografi nga ndeshja, Osmani uroi suksese djemve të Kosovës në këtë përballje të rëndësishme për kualifikimet në Kupën e Botës.
“Forca Kosovë”, shkroi ajo, duke dhënë zemër skuadrës në këtë sfidë vendimtare.
