Osmani bisedon me zyrtarin e DASH-it: Aleanca me SHBA-në është jetike për Kosovën

Para 7 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brandon Hanrahan, ku është diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së aleancës së ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, përfshirë edhe me administratën aktuale të presidentit Donald Trump.

“Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euro-atlantik,” deklaroi Osmani, duke shtuar se ky partneritet do të ruhet në bazë të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.