Osmani: ASHAK është qendra ku u formësuan idetë që ndërtuan shtetin

Para 4 muaj

Presidentja Vjosa Osmani, në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, tha se ASHAK ka qenë institucioni ku u formësua mendimi politik dhe u lindën idetë që i dhanë drejtim dhe themel shtetit të Kosovës.

Ajo theksoi se akademikët, për pesë dekada, kanë punuar në rrethana të vështira me qëllim mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe interesit kombëtar. Sipas saj, ata kanë ndikuar në formimin politik, arsimor e kulturor të vendit dhe e kanë lidhur Kosovën me qendrat botërore të dijes.

Osmani shtoi se ASHAK nuk është dorëzuar në asnjë fazë të historisë, ndërsa studimet, arkivat dhe krijimtaria e saj kanë mbajtur gjallë ëndrrën për liri e shtet.