Osmani: Amerika udhëhoqi rrugën dhe bota demokratike e ndoqi në mbështetje të lirisë së Kosovës (VIDEO)

Para 1 vit

Presidentja Vjosa Osmani ka përmendur presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, para mijëra pjesëmarrësve të Lutjeve të Mëngjesit, organizuar nga Kongresi amerikan në Washington, D.C.

“Fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm një besim personal, por një të vërtetë kombëtare – që kur përballeshim me shtypjen, besimi ynë në Zot, në liri e drejtësi dhe në kauzën tonë na çoi përpara”, tha Osmani.