Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 20 vjet burg Orges Zhugollin për vrasjen e A.Zh., ndodhur më 12 shtator 2023 në fshatin Gllamnik të Podujevës, pas një konflikti në komunikacion. Vendimi u shpall më 27 maj 2025 nga gjyqtari Ertan Sejfulla, ndërsa i akuzuari u shpall fajtor vetëm për veprën penale të vrasjes, duke u liruar nga akuza për armëmbajtje pa leje. Aktgjykimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues. Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh.
