Ora dimërore nis të dielën – Përgatitu për një orë shtesë gjumë!

Para 6 muaj

Të dielën, më 26 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, duke shënuar kalimin nga ora verore në atë dimërore.

Kjo do të thotë se qytetarët do të mund të flenë një orë më shumë, ndërsa ora dimërore do të qëndrojë në fuqi deri më 29 mars 2026.

Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë përgjithmonë ndryshimin sezonal të orës, duke e cilësuar si “të panevojshëm”.

Ndryshimi i orës ka qenë praktikë në Evropë që nga viti 1980, me synimin për të kursyer energji dhe për të harmonizuar tregun e përbashkët.